KEDS-i ka njoftuar se për shkak të motit të lig që ka përfshirë një pjesë të madhe të Kosovës, një numër i caktuar i daljeve janë jashtë funksionit.
“Si pasojë e këtij moti, i përcjellur me shi e erëra të forta, rajonet më të prekura në rrjetin elektroenergjetik janë Gjakova, Prizreni, Ferizaj, si dhe një pjesë e Pejës dhe Prishtinës”, thuhet në njoftimin e KEDS.
Në njoftim thuhet se ekipet e KEDS-it ndodhen në terren nëpër këto rajone dhe po bëjnë të pamundurën që sa më parë ta kthejnë gjendjen në normalitet, për çka kërkojmë mirëkuptim./Arbresh.info/
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...