Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian ka njoftuar se u ka dërguar letër 705 deputetëve të Parlamentit Evropian për shkarkimin e Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak nga detyrat e tyre.
Austriakja u ka bërë thirrje deputetëve të PE-së që të kërkojnë dorëheqjen e Borrellit dhe Lajçakut.
Schneeberger, një politikane lokale në Vjenë e cila nuk ka vendimmarrje në Bashkimin Evropian, është mbështetëse e Kosovës.
“Ju bëj thirrje të gjithëve: Bëni thirrje për dorëheqjen e Komisionerit dhe Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell, Emisarit Special Miroslav Lajčák dhe Drejtorit të Përgjithshëm Gert Jan Koopman. Vendimet e tyre rrezikojnë demokracinë dhe paqen në Evropë”, thuhet në letrën e Schneeberger.
“Unë sinqerisht shpresoj që në Parlamentin Evropian mbrojtësit e demokracisë dhe paqes të kenë ende shumicën, krahasuar me ata që mbështesin autokratë si Putini dhe Vuçiqi”, ka thënë ajo./Arbresh.info/
I sent this email to all 705 MEPs. I’m curious to see reactions and whether there is still a democratic majority in the EU Parliament that stands up for democracy and peace in Europe. Who will support the resignation of @JosepBorrellF @MiroslavLajcak and @GertJanEU and who will… pic.twitter.com/dygRQHuhJq
— Kati Schneeberger ?? (@KatiSchneeberg1) June 28, 2023
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...