Liderët e Bashkimit Evropian do të dënojnë incidentet e dhunshme në veri të Kosovës dhe do të bëjnë thirrje për de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës, bazuar në elementet kyçe të prezantuara nga ana e BE-së.
“Palët duhet të krijojnë kushte për zgjedhje të parakohshme në të katër komunat në veri të Kosovës. Dështimi për të de-përshkallëzuar të tensioneve do të ketë pasoja negative”, thuhet në draftin e konkluzave, të cilat liderët do t’i miratojnë në fund të samitit, i cili do mbahet më 29 dhe 30 qershor.
Presidentët dhe kryeministrat e 27 shteteve të Bashkimit Evropian do të porosisin gjithashtu se është thelbësore vazhdimi i dialogut dhe zabtimi i të gjitha elementeve të marveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve, si dhe aneksit të dakorduar, raporton rtk.
Kjo, sipas draftit të konkluzave, përfshinë edhe themelimin e Ascociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, në Kosovë.
Samiti i rradhës përkon me 20 vjetorin e samitit të Selanikut, kur në vitin 2003 u konfirmua se dyert e Bashkimit Evropian janë të hapura për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë rrafsh, pritet qe liderët të përsërisin përkushtimin e tyre të plotë dhe të qartë për perspektivën e anëtarësimit të rajonit, si dhe mbështetjen për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...