Një foshnje në Spitalin e Prizrenit ka vdekur vetëm pak minuta pasi ka ardhur në jetë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, babi i foshnjes dyshon se kjo ka ardhur si pasojë e mos trajtimit të duhur nga stafi.
Për këtë rast, janë arrestuar tre mjekë të dyshuar dhe janë dërguar në mbajtje.
Ndërsa me vendim të prokurorit, trupi I pajetë I foshnjës është dërguar në IML për obduksion
“Spitali i Prizrenit 27.06.2023 – 03:50. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se pas lindjes së gruas së tij viktimës femër kosovare, pas disa minutave foshnja ka vdekur dhe ai dyshon se kjo ka ardhur si pasojë e mos trajtimit të duhur nga stafi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (mjekë) dhe janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...