Kryeministri i vendit, Albin Kurti po qëndron për vizitë zyrtare në Britani të Madhe ku në mesin e takimeve të shumta, është takuar edhe me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se gjatë këtij takimi e ka falënderuar për rolin e tij në përfundimin e okupimit të Kosovës.
Po ashtu, ai tha se e ka njoftuar për progresin e brendshëm dhe konstruktivitetin e Kosovës në dialogun me Serbinë.
“Shumë i lumtur që pata mundësinë ta takojë ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair. E falënderova për rolin e tij në përfundimin e okupimit të Kosovës, duke bërë të mundur që ne të ndërtojmë një shtet të vërtetë demokratik. E njoftova po ashtu për progresin e brendshëm dhe konstruktivitetin e Kosovës në dialogun me Serbinë”, shkroi Kurti./Arbresh.info/
Very pleased to have the opportunity to meet fmr ?? PM Tony Blair. I thanked him for his role in ending occupation of ??, making it possible for us to build a bona fide democratic state. I also informed him of Kosova’s domestic progress & constructiveness in dialogue with Serbia.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 26, 2023
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...
Milani po planifikon një transferim gjatë verës për yllin e...