Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas lirimit të tre zyrtarëve policorë nga Serbia.
Ai ka thënë se ky është një lajm i mirë për Kosovën por sipas tij kjo ngjarje nuk konsiderohet e mbyllur vetëm me lirimin e tyre, përcjell Arbresh.info.
“Lirimi i tre policëve të Kosovës është lajm i mirë, para së gjithash për familjet e tyre por edhe për Kosovën, por kjo nuk nënkupton që kjo ngjarje mund të konsiderohet e mbyllur vetëm me lirimin e tyre. As Presidenti i Serbisë e as Kryeministri i Kosovës, nuk mund t’i ikin përgjegjësisë së tyre, e cila çoi në rrëmbimin e policëve dhe mbajtjen e tyre në paraburgim e pa asnjë faj për më shumë se dhjetë ditë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Tutje Haradinaj ka thënë se lirimi i tyre është bërë fal ndërhyrjes së diplomacisë amerikanë.
“Policia e Kosovës nuk duhet të paguajë çmim për veprimet e papërgjegjshme e kalkuluese politike të regjimit në Serbi, apo të veprimeve të papërgjegjshme të qeverisë në Prishtinë, e cila çoi në rrëmbimin e policëve të Kosovës dhe mbajtjen e tyre në paraburgim e pa asnjë faj, për më shumë se dhjetë ditë.”
“Lirimi i tyre është bërë i mundur vetëm falë ndërhyrjes së diplomacisë amerikane, prandaj gjithë falënderimi dhe mirënjohja jonë shkon për ta”, ka shkruar Haradinaj.
Dy të arrestuar në Lipjan për përfshirje në vrasje të rëndë
BQK dhe Banka e Francës avancojnë bashkëpunimin
Bie çmimi i derivateve të naftës, MINT publikon tarifat e re...
Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve në gjithë Kosov...
Videoja pak para sulmit në Turqi, publikohen pamjet nga sjel...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë