KFOR-i i shpreh ngushëllime familjes së dy viktimave në Pejë

21:13 | 25 Qershor 2023
E.H

Misioni Paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR i ka shprehur ngushëllime familjes së dy viktimave që humbën jetën mbrëmë për shkak të vërshimeve në Pejë.

KFOR-i përmes një postimi në Twitter tha se lutjet e tyre janë me njerëzit që po vuajnë nga kjo tragjedi.

“Komandanti i KFOR-it, në emër të gjithë personelit të Misionit, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e dy qytetarëve që humbën jetën në përmbytjet në Pejë mbrëmë. Lutjet tona janë me njerëzit që po vuajnë nga kjo tragjedi”, thuhet në shkrim./Arbresh.info/