Komuna e Pejës formon shtabin emergjent pas vërshimeve që goditën qytetin

17:44 | 25 Qershor 2023
E.H

Dy persona kanë humbur jetën mbrëmë në qytetin e Pejës, si pasoj e vërshimeve të mëdha.

Më këtë rast, Komuna e Pejës njofton se ka formuar Shtabin Emergjent për të adresuar nevojat e qytetarëve të prekur, përcjell Arbresh.info.

“Në ditët e fundit, komuna jonë është përballur me intensifikimin e reshjeve të shiut dhe shfaqjen e vërshimeve në disa zona të rëndësishme të qytetit. Shtabi Emergjent është mobilizuar menjëherë pas vërejtjes së situatës, dhe ekipet tona punojnë pa pushim për të adresuar nevojat dhe sfidat që dalin nga ky fenomen natyror”, thuhet në njoftim.

Shtabi Emergjente është formuar në këtë përbërje:

1. Gazmend Muhaxheri – Kryetar i Komunës së Pejës;
2. Nue Nikolla – Komandant i Stacionit Policor në Pejë;
3. Fatmir Asllani – Nënkryetar i Komunës së Pejës;
4. Mirzet Džogović – Nënkryetar për Komunitete të Komunës së Pejës;
5. Gezim Gashi – Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim;
6. Butrint Lajqi – Komandant i Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit;
7. Agron Nikçi – Drejtor për Punë Komunale dhe Shërbime Publike;
8. Tahir Shala – Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi;
9. Jeton Abazaj – Drejtor për Buxhet dhe Financa;
10. Edonjeta Berisha – Drejtoreshë për Punë Inspektuese;
11. Diellëza Berisha – Shefja e Kabinetit; dhe
12. Faik Zekaj – Zëdhënës i Komunës së Pejës.

Shtabi Emergjent ka organizuar një ekip koordinues që do të monitorojë situatën dhe do të koordinojë përgjigjen e nevojshme në ndihmë të qytetarëve.

“Linjat emergjente janë të hapura për të gjithë qytetarët për të pritur informacione, raporte ose kërkesa për ndihmë nga qytetarët:
POLICIA: 192
ZJARRËFIKËSAT: 193
NDIHMA E SHPEJTË: 194
KOMUNA E PEJËS: 049 221 227 (Zëdhënësi, z. Faik Zekaj)”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/