Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar për ngjarjen tragjike në Pejë, ku si pasojë e vërshimeve kanë vdekur dy persona, nënë e djali 5-vjeçar.
Konjufca tha se kjo fatkeqësi na prek secilin dhe ka tronditur të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Në këto momente qëndrojmë pranë familjarëve të viktimave, siç jemi pranë të gjithë qytetarëve të Pejës, të cilët kanë pësuar nga këto vërshime. Njësitet përkatëse të emergjencave me profesionalizmin e tyre janë duke ofruar ndihmën dhe punën e tyre deri në stabilizim të plotë të situatës” , ka shkruar Konjufca, derisa të lënduarve u uroi shërim sa më të shpejtë për të lënduarit si pasojë e kësaj fatkeqësie”, ka shkruar ai në Facebook./Arbresh.info/
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit