Sulmuesi i krahut, Mendurim Hoti, ka firmosur kontratë dy vjeçare me Malishevën.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Viteve të fundit Mendurimi mbrojti ngjyrat e Prishtinës. Rikthimi i tij në Malishevë është një shtytje e madhe për repartin ofanziv. Klubi jonë ka synime të mëdha dhe do të bëjmë më të mirën për t’i arritur ato synime. Të kënaqur me arritjen e marrëveshjes me Mendurimin, i urojmë suksese në karrierë dhe jetë”, thuhet në njoftim.
Malisheva e mbylli sezonin e kaluar në vendin e gjashtë me 46 pikë të grumbulluara.
Malisheva dje zyrtarizoi edhe transferimin e Liridon Fetahaj, derisa kjo skuadra ka ndërruar edhe trajnerin, me Senad Alirifa që rimori drejtimin e saj./Arbresh.info/
Rexhepi: OKB konfirmon diskriminimin sistemik ndaj shqiptarë...
Roma deklason Fiorentinën, rrit shpresat për një vend në Lig...
Thaçi nga Haga: Procesi ka devijuar, duhet drejtësi e jo hak...
Thaçi flet humbjen e babait: Dhimbjen e lotët i përjetova du...
Kurti takoi Zelenskyn në Samitin e 8-të të Komunitetit Polit...
Thaçi nga Haga: Më është mbyllur goja për të folur dhe më ja...