Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë nga burgu i Hagës për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.
Ai tha se procesi i gjykimit ka devijuar, dhe se i njëjti duhet të ofrojë drejtësi e jo hakmarrje.
“Në izolim po kaloi vitin e 6 pa vendim gjyqësor. Ky proces ka devijuar duhet të ofrohet drejtësi e jo hakmarrje, s’kam çka t’i shtoj këtij konstatimi”.
“Të ishte transparent. Llogaridhënës dhe të respektojë të drejtat e njeriut”, tha Thaçi.
Thaçi po ashtu tha se në burg i “është mbyllur goja e i janë lidhur duart”.
“Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkuar atë që ma do zemra e thotë plotësisht mendja”, u shpreh ish-presidenti.
Dona, konkurrentja e radhës që u largua nga Ferma VIP
7-1 është një rregull i thjeshtë gjumi që mund t’ju zgjasë j...
Thaçi tregon se a i përcjell zhvillimet politike në Kosovë
“Mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres”
Thaçi: Trump, i vetmi që mund ta detyrojë Putinin ta njohë K...
Përjetime nga burgu, Thaçi: Buzëqeshja s’buron nga shpirti, ...