Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë thirrje edhe njëherë që të fillojë mocioni ndaj qeverisë së Albin Kurtit.
Haradinaj ka theksuar se edhe opozita është duke u ndalur për këtë mocion gjë që i ka kritikuar partitë tjera opozitare.
“A ka dikush në Kosovë dhe në këtë sallë që nuk e di se kanë filluar ndëshkimet ndaj Kosovës? Nëse e kemi humbur besimin nëse kanë filluar ndëshkimet, a forcohet Kosova përballë bandave në veri dhe përballë Serbisë. Me ndëshkim dhe me besim të humbur nga ata që na kanë ndihmuar a jemi më të fortë apo më të dobët?”, ka thënë Haradinaj.
“Kush është ai njeri që nuk di të bëjë këtë matematikë shumë të thjeshtë për vendin e vet? Çfarë jemi duke bërë ne parlamenti dhe qeveria si Kosovë, nëse këto që po i them janë të vërteta?”, ka pyetur kreu i AAK-së deputetët opozitar.
“Pse ju lutem ka hezitime për mocion? Ku është problemi? Ku e keni problemin të gjithë ju që hezitoni për mocion? Jemi duke u dobësuar, pse nuk po keni guxim secili me dalë më thënë, po e votoj mocionin. Çfarë është duke ndodhur tek opozita? Pse po mendoni se kush përfiton nga mocion? Vetëm një përfiton që është Kosova”, ka thënë Haradinaj./Arbresh.info.
Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...
Dyshohet për dy të vrarë në Lezhë të Shqipërisë
Dy gjigantët anglezë rivalizojnë Atleticon për Edersonin
Identifikohen babë e bijë që humbën jetën në aksidentin trag...