Këshilltari i Lartë i Departamentit të Shteit në ShBA, Derek Chollet, është takuar me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Dyshja ka biseduar për deeskalimin e situatës në Kosovë dhe Serbi.
“Takim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak ku folëm rreth angazhimit të përbashkët për deeskalimin e situatës në Kosovë dhe Serbi dhe mbështetjen e rrugës së Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”, shkroi Chollet në Twitter.
Great meeting with EU Special Representative @MiroslavLajcak about shared commitment to deescalating the situation in Kosovo and Serbia and supporting the Western Balkans’ path toward EU integration. pic.twitter.com/qzA1HEdaF7
— Derek Chollet (@CounselorDOS) June 22, 2023
Ndërkaq, në orët e para të mëngjesit, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka ftuar në takim urgjent kryeministrin Kurti dhe presidentin serb në Bruksel.
Kurti veçse ka konfirmuar pjesëmarrjen dje, ndërkaq Vuciq ka thënë sot se në Bruksel do të shkojë, por pa u takuar me Kurtin./Arbresh.info
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...