Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shpreh ngushëllime familjes profesori Arsim Fehmiut i cili ndërroi jetë dje në moshën 91-vjeçare.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se kujtim për profesorin do të mbetet i paharruar.
“Dje në moshën 91 vjeçare iku në amshim profesori Arsim Fehmiu. Arsim Fehmiu ishte një nga themeluesit e Fakultetit të Kulturës Fizike në Universitetin e Prishtinës i cili ndër vite punoi dhe kontribuoi në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave në fushën e sportit. Mësues, arsimtar dhe profesor i cili dha shumë në zhvillimin e sportit të Kosovës dhe jo vetëm”, tha Kurti.
“Me mbi shtatë dekada kushtuar sportit, puna dhe kontributi i profesor Arsim Fehmiu mbetet shtyllë e zhvillimit të deritanishëm të sportit në vend dhe inspirim për gjeneratat e reja”, ka thënë kryeministri Kurti.
Në fund kryeministri ka përfunduar duke u shprehur ngushëllime për humbjen e profesorit Fehmiu miqve dhe kolegëve të tij në fushën e sportit./Arbresh.info
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Gjini për Presidentin: S’kemi votë për emrat që janë në tavo...
Zotëria i Parë përfaqësoi Kosovën në Samitin inaugurues të o...
Turqi – Rumani, publikohen formacionet zyrtare
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar