Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 32 nga 35 dronë iranianë ‘Shahed’ të lëshuar nga Rusia të martën herët në mëngjes, shumica prej tyre ndaj rajonit të Kievit.
Njoftimi u bë nga zyrtarë ukrainas. Sulmi ekspozoi boshllëqet në mbrojtjen ajrore të vendit pas pothuajse 16 muajsh lufte.
Forcat ruse vunë në shënjestër kryesisht rajonin rreth kryeqytetit ukrainas në një sulm me dronë që zgjati rreth tre orë, por mbrojtja ajrore ukrainase në këtë zonë rrëzoi rreth 22 prej tyre.
Kjo ishte pjesë e një sulmi më të gjerë ndaj rajoneve të Ukrainës, që shtrihej deri në rajonin e Lvivit, në perëndim të vendit, pranë Polonisë.
Dronët ‘Shahed’ arritën deri në Lviv për shkak të paaftësisë së sistemeve të mbrojtjes ajrore ukrainase për të mbuluar një zonë kaq të gjerë, tha zëdhënësi i forcave ajrore ukrainase, Yuriy Ihnat.
Sistemet e mbrojtjes ajrore janë kryesisht të përqëndruara në mbrojtjen e qyteteve të mëdha dhe objekteve kyçe të infrastrukturës, përfshirë centralet bërthamore dhe vijën e parë të frontit, tha ai./voa/
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...