Për herë të parë që nga anëtarësimi në UEFA e FIFA, Federata e Futbollit e Kosovës do të përfaqësohet me gjyqtarët e saj edhe në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Genc Nuza është gjyqtari i parë kosovar të cilit i është besuar ndarja e drejtësisë në këtë nivel të garave ndërkombëtare, ku ai do ta gjykojë në ndeshjen Finlandë – San Marino, e cila zhvillohet të hënën në Helsinki.
Nuzës do t’i asistojnë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Visar Kastrati.
Genc Nuza ka shprehur krenari dhe nderim për delegimin e tij në ndeshjen mes Finlandës dhe San Marinos.
Ai është i lumtur për këtë sukses dhe beson se kjo është një fazë e re në rrugën drejt arritjeve më të mëdha në të ardhmen për gjyqtarët kosovarë.
Katërshes së gjyqtarëve kosovarë në këtë ndeshje do t’i asistojnë në VAR kolegët nga Kroacia.
Ndarja e drejtësisë nga gjyqtarët kosovarë në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 dëshmon edhe një herë se futbolli kosovar po ecën në rrugën e drejtë drejt afirmimit të plotë në arenën ndërkombëtare.
Njëherësh ky është një tregues i rritjes së futbollit tonë në të gjitha aspektet, gjë e cila është vlerësuar edhe nga UEFA./rtk
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...