Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se e ardhmja euroatlantike e vendit është vënë në pikëpyetje.
Sipas Çitakut, ajo që është e pakthyeshme dhe s’po kontestohet nga aleatët e Kosovës janë pavarësia dhe sovraniteti.
Postimi i plotë i saj:
Kosova është shtet. I pavarur dhe sovran. Kjo e vërtetë e farkëtuar dhe e pakthyeshme nuk po kontestohet nga aleatët tanë. Kuptojeni.
Çfarë është vënë në pikëpyetje është e ardhmja euroatlantike e vendit tonë.
Çfarë Kosove duam ne për fëmijët tanë? Të izoluar apo të integruar në BE dhe NATO?
Kualiteti i aleancave dhe mirëmbajtja e tyre është po aq e rëndësishme sa edhe sovraniteti.
E ardhmja e Kosovës nuk guxon të rrezikohet për një grusht vota. Kosova nuk i takon një njeriu./Arbresh.info/
Yamal i nënshtrohet testeve mjekësore pas lëndimit me Celtan
Qeveria e Shqipërisë çon në Kuvend raportin me 86 faqe për n...
Ish-ambasadori holandez thirrje liderëve politikë në Kosovë:...
Miratohet ligji për sigurimet shëndetësore
Prishtina 01 – Liqeni, finalja e madhe për trofeun e Kupës s...
Uji i pijshëm nga Badovci, KRU “Prishtina”: Analizat bëhen 2...