Shqipëria U-19 do të zbresë në fushë gjatë këtij muaji qershor.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku do të sfidojnë Kosovën në stadiumin ‘Kukës Arena’ më 14 dhe 16 qershor.
Grumbullimi ka nisur që prej pasdites së të shtunës, teksa kuqezinjtë e vegjël po i zhvillojnë përgatitjet në një nga fushat e ‘Shtëpisë së Futbollit’.
Arlind Kurti dhe Flavio Sulejmani janë dy futbollistët kuqezi që luajnë në radhët e ekipit kombëtar U-19.
Që të vegjël në ekipet e moshave, dy kuqezinjtë nuk e fshehin lumturinë që tashmë janë pjesë edhe e Shqipërisë U-19, ndërsa synojnë që të dy së bashku, një ditë të luajnë me Kombëtaren A.
Mbrojtësi kuqezi, Arlind Kurti, i cili luan me ekipin e Laçit tregon për fshf.org se përgatitjet për dy ndeshjet ndaj Kosovës kanë shkuar shumë mirë, ndërsa nënvizon se sa e veçantë është të luash për Shqipërinë.
“Grupi ynë ka cilësi dhe i ka të gjitha për të fituar ndeshjet me Kosovën. Presim fitore, konsolidim dhe këto ndeshje do të jenë të parat për të shkuar në Europian dhe për të bërë më të mirën tonë”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje