Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim Ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit në vend dhe hapat që po ndërmerren në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.
Përmes një komunikate për media nga Presidenca bëhet e ditur se Osmani shprehu falënderimin për mbështetjen e gjithanshme të Norvegjisë ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duke përfshirë ndihmën në ngritjen e kapaciteteve për politikbërje efikase.
Ajo vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Ambasadës së Norvegjisë, që i ofron Zyrës së Presidentes ekspertizë në fushën e politikës së jashtme, sigurisë dhe fusha të tjera.
Gjatë takimit, Presidentja Osmani dhe Ambasadori i Norvegjisë, Grøndahl, diskutuan për modalitetet e vazhdimit të bashkëpunimit bilateral pas vendimit të autoriteteve norvegjeze për të mbyllur ambasadën në Kosovë./Arbresh.info/
Kupa e Anamoravës 2026 zhvillohet nesër në Kamenicë
Astronautët e NASA-s morën iPhone 17 Pro Max për të dokument...
Ekuipazhi i Artemis II tani është në gjysmën e rrugës drejt ...
Beteja e udhëheqësve të UÇK-së në Hagë po shkon drejt fundit
Kryeministri sllovak kërkon që BE-ja t’i heqë sanksionet nda...
Pas presidencës, këto janë privilegjet që do t’i gëzojë Osma...