Reshjet e mëdha të shiut kanë paraqitur vështirësi në kalimin e veturave në zonën e rrugës Komoran-Drenas, saktësisht në fshatin Zabel të Ulët.
Komuna e Drenasit njofton se në vendin e ngjarjes kanë dal zjarrfikësit.
“Pas reshjeve të dendura të shiut në disa zona të Komunës së Drenasit janë paraqitur vështirësi në kalimin e lirë të veturave. Kjo ka ndodhur sidomos në zonën e rrugës Komoran – Drenas, saktësisht në fshatin Zabel të Ulët. Ekipi i zjarrfikësve të Komunës së Drenasit kanë dalur në vendin e ngjarjes, të cilët me pajisjet dhe ekspertizën e tyre ishin në dispozicion të banorëve të prekur nga këto vërshime”, thuhet në njoftim.
“Këto informacione janë dhënë nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Komunën e Drenasit, drejtori i së cilës, Nexhmedin Gruda, gjendet në terren ku po kryhen intervenimet e nevojshme nga ekipet e zjarrfikësve. Siç bëhet e ditur vetëm në fshatin Zabel i Ulët janë duke u bërë tri intervenime” njofton komuna e Drenasit.
Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë është duke përcjell me vëmendje situatën e krijuar në gjithë territorin e Komunës së Drenasit dhe aty ku është e nevojshme do të ndërhyjnë me gjitha kapacitetet që ka në dispozicion./Arbresh.info/

Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...