Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, e ka cilësuar një papërgjegjësi të radhës së kryeministrit Isa Mustafa, mospranimin për të dhënë dorëheqje, pasi sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka gjetur shkelje të Kushtetutës në marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
“Nëse kryeministri s’e ka ditë që e ka shkelë Kushtetutën, atëherë kemi të bëjmë me një kryeministër që nuk i njeh normat e Kushtetutës të vendit që udhëheq”, tha Selimi në Rrokum. “Ai, duke qenë i vetëdijshëm e ka shkel Kushtetutën”, vlerësoi Selimi.
Sipas tij, reagimi i qytetarëve të Kosovës e ka bërë kryeministrin të kërkojë reflektim dhe normalitet. Sipas tij, qytetarët e Kosovës kanë arsye të protestojnë jo nga 9 janari, por qysh nga sot e nesër.
“Dikush duhet ta paguajë politikisht, moralisht e penalisht për krejt gjërat që kanë ndodh në këto kohë”, tha ai.
Selimi bëri thirrje që nëse deri më 9 janar nuk dorëhiqen, qytetarët ta kërkojnë dorëheqjen e kësaj qeverie. Ai tha se me dorëheqjen e Qeverisë e me zgjedhje të reja duhet të kthehet normaliteti në vend.
Vjedhja e votave në Prizren, Shaqir Totaj: Jashtëzakonisht i...
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Kurti: Mendimet tona janë me...
Osmani: Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës
Tensionet SHBA-Iran mbeten të larta, teksa Teherani kërcënon...
Hapet afati për subvencione në blegtori dhe akuakulturë për ...
Fenerbahce ofron zyrtarisht miliona për Muriqin, e ardhmja e...