Policia ka njoftuar se është arrestuar një 34-vjeçar në fshatin Biçevc së Kaçanikut, pasi ishte në kërkim policor për veprën penale “arratisje” nga burgu, me dënim prej 60 ditësh.
Pas kompletimit të dokumentacionit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.
Komunikata e plotë:
Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik
Sot, rreth orës 07:00 në fshatin Biçevc të Kaçanikut, policët e stacionit në Kaçanik pas disa informacioneve të pranuara kanë arrestuar personin N.H (M/K) i moshës 34 vjeçar, i cili ishte në kërkim policor.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale” Arratisje” nga burgu, me dënim burgimi prej gjashtëdhjetë (60) ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...