Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, dhe zëvendësministrin e kësaj ministrie, Mevlud Sinani mori sot pjesë në vendosjen e gurthemelit të shtëpisë së familjes gorane në fshatin Muhoc të Ferizajt, përfituese e mbështetjes së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.
Në këtë ceremoni të gurthemelit Kurti tha se ishin sot në këtë fshat me rastin e inaugurimit të shtëpisë për familjen gorane 11 anëtarëshe e cila së shpejti do të ketë strehim solid për familjen e saj.
Ai shprehu falënderim ndaj kësaj familjeje që përkundër sfidave ajo vazhdon të jap kontributin e saj për vendin.
‘’E gëzofshi e ju priftë e mbara. Ju dëshiroj suksese në të ardhmen” tha ai.
Kryeministri ka vlerësuar po ashtu edhe punën e ministrit Nenad Rashiq i cili tha se po e gjen mbështetjen gjithnjë e më të madhe të qytetarëve jo vetëm serbë në vendin tonë.
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri
Kujtim Hajdaj jep dorëheqje nga Guxo pas pakënaqësive, mbësh...