Zyrtarët ukrainas thanë të enjten se një sulm rus me raketa kishte në shënjestër kryeqytetin Kiev, duke vrarë të paktën tre persona dhe plagosur 10 të tjerë.
Ushtria ukrainase tha se raketat e saj kishin interceptuar të dhjetë raketat me rreze të shkurtër veprimi të lëshuara nga Rusia.
Raketat gjurmuese janë të pajisura me sensorë që i dallojnë raketat e armikut, i ndjekin ato dhe në disa raste përplasen ose shpërthejnë kur janë në distancën e duhur.
Kievi tha se mbeturinat nga raketat dëmtuan pallate, një klinikë mjekësore dhe një tubacion uji.
Gjatë muajit maj, Rusia ndërmori sulme të shpeshta ajrore ndaj Kievit, ndërsa Ukraina po përgatitet për një kundërsulm në përpjekje për të rimarrë territoret e kapura nga forcat ruse që nga fillimi i agresionit në shkallë të gjerë shkurtin e vitit të kaluar.
Guvernatori i rajonit Belgorod në Rusinë perëndimore tha të enjten se bombardimet gjatë natës plagosën shumë njerëz në qytetin Shebekino. Guvernatori Vyacheslav Gladkov tha në rrjetin Telegram se sulmi dëmtoi edhe disa ndërtesa. Ai fajësoi forcat ukrainase./VOA/
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë