Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep, ka dhënë detaje nga vizita e ish-presidentit Hashim Thaçi që pati në Kosovë më 29 maj.
Në konferencën javore të DhSK-së, ajo tha se menjëherë pas vizitës në Kosovë në po të njëjtën ditë Thaçi është kthyer në objektin e paraburgimit, ku është në proces gjyqësor bashkë ish-krerët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
“Të hënën, më 29 maj, Zyra Administrative organizoi një vizitë nën ruajtje për Hashim Thaçin në Kosovë për të takuar anëtarët e familjes së ngushtë, në bazë të urdhrit të Trupit Gjykues. Trupi Gjykues miratoi kërkesën e Thaçi për këtë vizitë për arsye humanitare bindëse”.
“I akuzuari vazhdoi të mbetej nën paraburgimin dhe ruajtjen e Dhomave të Specializuara përgjatë gjithë qëndrimit në Kosovë, me ndihmën edhe nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës. Thaçi u rikthye në objektin e paraburgimit në Hagë më të njëjtën ditë”, ka thënë Griep./kk
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...