Atiq kërkon anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës

17:48 | 31 Maj 2023
Emir Abduramani

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut,  Erden Atiq, ka nisur procedurat për ta anëtarësuar këtë komunë në Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK).

Ai ka dërguar sot kërkesë zyrtare në adresë të kryetarit të AKK-së, Agim Aliu, në të cilën thuhet se kjo9 kërkesë po bëhet me qëllim të mbrojtjes dhe promovimit të interesave të përbashkëta komunale.

“Si kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut, ju njoftoj se me qëllim të mbrojtjes dhe promovimit të interesave të përbashkëta komunale, bazuar në nenin 31 dhe 32 të Ligjit për qeverisjen lokale, në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, kemi filluar procedurat për anëtarësim të komunës së Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës”, ka shkruar ai./Arbresh.info