Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se dita e sotme e gjen Kosovën në një pozitë të pa lakmueshme dhe të sanksionuar nga ShBA-ja.
Tahiri në një konferencë për media ka thënë se kjo situatë është e dëmshme për vendin dhe sipas tij duhet përgjegjësitë e tyre dhe të ndalet dëmi.
“Është e dhimbshme që vendi ynë që për herë të parë merr pjesë në një ushtrim jashtëzakonisht të rëndësishëm të NATO-s siç ishte “Defender 2023” të përjashtohet në fillimet e saj”, tha Tahiri.
Ai kërkon nga kryeministri i vendit Albin Kurti që ta ketë sa më shpejtë një raportim të tij në kuvend për atë se çfarë ka ndodhur në veri dhe raportin me aleatët të Kosovës.
“Si grupe parlamentare të opozitës kemi kërkuar që ta kemi sa më shpejt një raportim të kryeministrit në kuvend mbi krejt atë se çka po ndodh në veri dhe në raport me aleatët e në veçanti me ShBA-të”, tha Tahiri.
Ai tutje tha se s’ka parë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë mbështetur bandat në veri, por sipas tij, me ndihmën e tyre është vendosur ligjshmëria në komunat veriore.
Sipas tij qasja e Kurtit ndaj ShBA-së ka qenë problematike.
“Që nga fillimi, edhe në qeverinë e parë dhe në të dytën, ne kemi parë që qasja e Kurtit ndaj ShBA-së ka qenë problematike dhe jemi ballafaquar me kërcënime. Në Qeverinë Kurti 1, një nga arsyet pse kemi shkuar në zgjedhje ishte dëmtimi i relacionit me ShBA-të”.
“Tash pasuan sanksionet dhe ajo çka kemi dëgjuar mbrëmë nga Kurti në raport me Sekretarin Blinken është jashtëzakonisht shqetësuese dhe pamaturi e madhe. Me ardhë puna që kryeministri i Kosovës ta quajë naiv Sekretarin e ShBA-së është e papranueshme”, tha Tahiri/Arbresh.info/
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi
Kurti: E ardhmja e Kosovës është e begatë dhe e orientuar fo...
Numërohen gati 10% të votave – Kurti e Konjufca lënë shumë m...
Gjest i jashtëzakonshëm nga SC Gjilani, ndan nga 2 mijë për ...
Greqia, Izraeli dhe Qipro planifikojnë stërvitje të përbashk...