Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Jorep Borrell, ka mirëpritur vendimin e NATO-s që të dërgojë 700 trupa shtesë në Kosovë.
Borell ka kërkuar që në veri të Kosovës të rivendoset qetësia menjëherë.
”I mirëpres SG NATO jensstoltenberg Vendimi i tij për të vendosur 700 trupa shtesë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë bashkërendimin dhe bashkëpunimin tonë të ngushtë me NATO_KFOR duke përfshirë përmes EULEXKosovo”, ka shkruar Borell në Tëitter.
NATO ka marrë vendim sot për angazhim të Forcës Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor, pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës ku u lënduan 30 pjesëtarë të KFOR-it.
Kështu njoftoi në konferencë për medie, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili bëri të ditur se në gjendje gatishmërie po qëndron edhe një batalion shtesë./Arbresh.info
Kurti u dërgon ftesa opozitës, vjen reagimi nga AAK-ja
Kurti kujton Masakrën në Tregun e Mitrovicës: Krimet e Serbi...
S’ka ndryshim të çmimit të naftës, inspektorati i tregut sër...
Abdixhiku: Ftesës së Kurtit do t’i përgjigjem pozitivisht në...
Vitia: Brenda dy javësh hapet konkursi për anesteziologët
Certifikohen dy qen policorë, përforcohet njësia K9 për luft...