Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj situatës se sotme të krijuar në veri, duke thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet ta mbajë përgjegjës Vuçiqin, i cili, sipas tij, qëndron pas kësaj dhune.
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Twitter, ka thënë se sot ishte një ditë e vështirë për Kosovën.
“Sot ishte një ditë e vështirë për Kosovën. I dënoj fuqishëm sulmet ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve nga grupet radikale në veri, të kontrolluara nga Beogradi.”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai tutje thotë se bashkësia ndërkombëtare duhet ta mbajë përgjegjës Vuçiqin, i cili, sipas tij, qëndron pas kësaj dhune.
“Kosova duhet të koordinohet me SHBA dhe BE!”, ka shkruar Hoxhaj./Arbresh.info/
Today was a difficult day for ??. I strongly condemn the attacks on @NATO_KFOR, Kosovo Police & Journalists by radical groups in the north controlled by Belgrade. The int. community must hold Vucic responsible, who is behind this violence. Kosovo needs to coordinate w/ US & EU! pic.twitter.com/Oxf1HRGUC8
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) May 29, 2023
FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për ven...
Masakra e Belegut dhe dështimi i drejtësisë ndërkombëtare
Një shtëpi në Gjakovë përfshihet nga zjarri, arrestohet i dy...
Dyshuesit e drogës kapen pas përplasjes dhe ndjekjes nga pol...
61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, rreth 1 mijë e 800...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700 mijë tonë karburant në m...