Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka dënuar sulmet e protestuesve serb ndaj KFOR-it në Zveçan.
Ajo ka thënë se është e alarmuar nga dhuna në veri të Kosovës dhe veprimet e mëparshme gjatë ditëve të fundit që çuan në të.
“Dhuna në çfarëdo forme, përfshirë edhe kundër KFOR-it, të cilët janë të vendosur për të ofruar një mjedis të sigurt në përputhje me Rezolutën 1244 (1999) të Kombeve të Bashkuara, është e papranueshme”, ka thënë Ziadeh.
“Ziadeh shpreh solidaritetin me KFOR-in dhe u uron të gjithë të lënduarve, përfshirë civilët, shërim të shpejtë. Ajo thekson se humbja e jetëve duhet të parandalohet me çdo kusht”, thuhet në njoftimin e UNMIK-ut.
Drejtuesja e UNMIK-ut kërkon de-përshkallëzim dhe bën thirrje për udhëheqje dhe veprime për të ulur tensionet dhe për të shkuar drejt zgjidhjeve të qëndrueshme politike sa më shpejt të jetë e mundur./Arbresh.info/
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...
Kosova dhe Shqipëria synojnë partneritetin doganor, për leht...
“Shok, me siguri nesër përfundon” – mesazhi që Murseli ia dë...
Joao Pedro arrin një rekord historik në Premier League
FSK-së kryen ushtrimin 36 orësh, kadetët zhvilluan trajnim p...