Izet Sadiku, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, njofton se edhe Kosova është pjesë e EUREGHA-s, Autoriteteve Shëndetësore Rajonale dhe Lokale Europiane.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sadiku theksoi se pas aplikimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës në EUREGHA, Bordi i këtij mekanizmi evropian ka pranuar AKK-në në cilësinë e anëtarit/vëzhgues në EUREGHA, përcjell Arbresh.info.
“EUREGHA është referencë për Autoritetet Shëndetësore Rajonale dhe Lokale Evropiane dhe Kolegjiumi për shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale do të vazhdojë bashkëpunimin me Autoritetet Shëndetësore Rjonale dhe Lokale Europiane”, ka shkruar ai.
“Ky rrjet bashkon një masë kritike njohurish dhe ekspertize dhe inkurajon diversitetin me qëllim që të ndihmojë anëtarët e vet të përmirësojnë efikasitetin dhe cilësinë e sistemeve dhe shërbimeve shëndetësore në pushtetin lokal Evropë”, u shpreh Sadiku.
Në fund, Sadiku bënë të ditur se pjesë e strukturave të Asociacionit të Komunave është edhe Kolegjiumi i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, i cili ka luajtur rol me rëndësi në anëtarësimin në EUREGHA./Arbresh.info
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...