Përfundon votimi në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Turqisë.
Më shumë se 64,1 milionë njerëz u regjistruan për të votuar, përfshirë mbi 1,92 milionë që votuan më herët në qendrat e votimit jashtë shtetit.
Favoriti i padiskutueshëm, sipas sondazheve duket se është Rexhep Tajip Erdogan. Por ky është shansi i fundit për Kemal Kilincdarolgu, i cili prej 13 vitesh tenton ta rrëzojë.
49.5% e votave të siguruara nga Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet e para të 14 ditëve më parë, vërtetuan mbështetjen e gjerë që ai gëzon, pavarësisht krizës së madhe ekonomike.
Përballë tij, Kemal Kilicdaroglu nuk mundi të kapitalizonte politikisht as problemet në ekonomi, as erozionin e demokracisë në vend, as zemërimin nga tragjedia e tërmetiti vdekjeprurës të 6 shkurtit.
Të dhënat nuk janë në favor të tij, sidomos pasi kandidati i ekstremit të djathtë Sinan Ogan (5.17%) tha se mbështet Rexhep Tajip Erdogan. /abcnews.al
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...