Pas tensioneve që ndodhen sot në veri të vendit, ku pesë zyrtarë policorë mbetën të lënduar dhe dy vetura u dëmtuan nga protestuesit serbë, të cilët kundërshtonin vendosjen e kryetarëve të rinjë në komunat e Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, ka reaguar ministri i Brendshëm, Xhelala Sveçla.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka përgëzuar Policinë e Kosovës për punën e bërë sot atje.
“Pas ceremonive të djeshme të betimit të Kryetarëve të komunave veriore, kryetarët e komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq sot janë vendosur në zyrat e tyre në objektet komunale. Ata do të vazhdojnë mandatin e tyre duke qenë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim. Përgëzoj Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar në ballafaqimin me grupe të organizuara kriminale, që kishin për qëllim pengimin e këtij procesi. 5 pjesëtarë të policisë janë lënduar nga sulmet e këtyre grupeve por që fatmirësisht lëndimet janë të lehta, ata ndihen mirë dhe janë në detyrë”, shkruan Sveçla.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie që të mos bien pre e manipulimeve të grupeve kriminale në atë pjesë.
“Ftoj të gjithë qytetarët tanë që të mos bien pre e manipulimeve të grupeve kriminale të cilët për hir të përfitimeve kriminale personale e grupore dëshirojnë kaos dhe suspendim të shtetit të së drejtës e të demokracisë. Institucionet demokratike të Republikës së Kosovës do të jenë gjithnjë në shërbim të qytetarëve të vendit pa dallim dhe të pakompromis me sulmuesit e demokracisë, ligjit dhe qytetarisë”, shkruan ministri Sveçla.
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës