Besa Famgas ka vazhduar dominimin në Superligën e Kosovës në hendboll, duke fituar titullin e kampionit për edicionin 2022/23.
Në finale të plejofit, Besa Famgas e mposhti Trepçën me rezultat 2-0.
Fitoren e dytë e shënoi të enjten mbrëma në “Minatori” me rezultat 37:30.
Skuadra pejane ka dominuar tërë ndeshjen dhe shënoi fitore bindëse për titullin e dhjetë rresht.
Më i dalluari në këtë fitore të Besës ishte Arbios Mushkolaj. Ai ndeshjen e mbylli me tetë gola të shënuar, ndërsa me lojë të mirë te Besa u veçuan edhe Egzon Gjuka që pati 7 gola, pastaj Nikola Prce me gjashtë dhe Denis Shabanoviq me pesë sosh.
Ndërkohë, te skuadra e Trepçës më efikasit ishin Deniz Terziqi me tetë gola dhe Shpëtim Mehmeti me shtatë gola të realizuar. Muhamet Dubovci e Yassine Henahen shtuan nga katër secili, ndërsa kapiteni Sali Maxhera e përfundoi ndeshjen me tre gola të realizuar.
Trofeun e kampionit e pranoi kapiteni i Besës, Egzon Gjuka, të cilin ia dorëzuan kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), Eugen Saraçini, dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani. /Telegrafi/
“Zjerm” në Eurovision, Shkodra Elektronike e “kallë” skenën
E keni parë këtë pajisje në Suharekë? Muharremaj tregon për ...
Jo të gjithë flasin me zemër në fillim… Sidomos këto tri she...
Qentë nuk janë naivë – dinë si të na mashtrojnë për atë që d...
Rrugët e Bazelit mbushen me adhuruesit e Eurovisionit
Pesë të vdekur pas përplasjes së helikopterëve në Finlandë