Sipas MeteoAlb, vijon rritja e mëtejshme e vlerave barike gjatë orëve të paradites duke sjellë dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin e Shqipërisë.
Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të jetë prezente deri pas mesdite kur pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira si fillim në zonat malore veriore dhe gradualisht do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit, megjithatë shirat do të jenë në sasi të pakta.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 27°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtesi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë. /tvklan.al
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...
Meta po përgatit katër palë syze të reja me AI – fundi...