Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj” në 24-vjetorin e rënies. Ai ka thënë se ata kanë rënë duke u bërë mburojë për ushtarët e plagosur në betejë.
“Në Gllogjan dhe Kodrali, në nderim dhe respekt për Batalionin Gardist “Shkëlzen Haradinaj” dhe 16 trimave të kësaj njësie që dhanë jetën para 24 vitesh, të udhëhequr nga Komandanti Avdyl Mushkolaj. Ata ranë duke u bërë mburojë për ushtarët e plagosur në betejë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj thotë se krenohet me gardistët, betejën dhe trimërinë e tyre të treguar. “Vepra e heronjve të rënë për lirinë e atdheut do të mbetet gjithmonë në kujtesën historike dhe të brezave që vijnë”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info/
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City