Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti sot në takim Drejtorin e Departamentit për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës, Erik Weststrate, të shoqëruar nga ambasadorja e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.
Në takim u ritheksua vendosmëria e Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
U shpreh mesazhi i qartë se vendi ynë e sheh të ardhmen e saj në BE, në arritjen e standardeve evropiane dhe punën e vazhdueshme në zbatimin e reformave të agjendës evropiane.
Kosova është gati të bëjë hapa të mëtejshëm drejt Bashkimit Evropian dhe ta dërgojë marrëdhënien me BE-në në një nivel tjetër. Zëvendëskryeministri Bislimi tha se institucionet tona janë të maturuara dhe të gatshme për të kontribuar pozitivisht në këtë proces e për të ecur tutje në përmbushjen e hapave të nevojshme, në rrugën drejt BE-së.
Bislimi e informoi Weststrate dhe ambasadoren Lobbezoo edhe mbi procesin e dialogut dhe takimin e fundit të mbajtur në Bruksel, të hënën e kaluar.
Në përfundim të takimit palët shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e ngushta mes dy shteteve tona, e për të vijuar intensifikimin e tyre./Arbresh.info/
Ministri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet...
Arbeloa: Dua lojtarë që çdo ditë të sillen si lojtarë të Rea...
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!