Hajnat hyjnë në shtëpi, vjedhin dy kasaforta me para dhe stoli ari në Gjakovë

11:13 | 23 Maj 2023
Diellza Gashi

Një person ka raportuar se disa persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur dy kasaforta në Gjakovë.

Sipas raportit të policisë, thuhet se në rrugën “Mazllum Lakuci” të dyshuarit kanë hyrë në shtëpinë e pronarin dhe kanë vjedhur para të gatshme në vletë të konsiderueshme, disa çelësa personalë dhe disa stoli të arit.

Ndërsa rasti vazhdon në procedurë hetimore./Arbresh.info/