Votimet i marrëveshjeve ndërkombëtare: Opozita kushtëzon me zhbllokimin e mjeteve vetanake të komunave

10:34 | 23 Maj 2023
Diellza Gashi

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami,  ka thënë se partia e saj dhe partitë e tjera opozitare do ta kushtëzojnë për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se do t’i kushtëzojnë me zhbllokimin e mjeteve vetanake të komunave, që sipas saj është në vlerën prej 37.5 milionë euro.

Ajo ka thënë se e vetmja gjë që kërkojnë nga ministri i Financave, Hekuran Murati, t’i zbatoj ligjet.

“LDK/opozita ka një kusht të vetëm për votimin e këtyre marrëveshjeve: zhbllokimin e mjeteve vetanake të komunave, 37.5 milionë euro. Krejt çka po kërkojmë është që ministri Murati t’i zbatoj ligjet: Ligjin e Buxhetit, Ligjin për Menxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Ligjin për Vetqeverisje Lokale dhe Amandamentin/Nenin në Ligj të Buxhetit të propozuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së, që ka kalu me 93 vota në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ajo./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale