Tri vajza janë raportuar të zhdukura brenda 24 orëve në Kosovë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, të zhdukurat janë raportuar në Prishtinë, Gjakovë dhe Istog.
Rastet janë duke u hetuar si dhe janë njoftuar prokurorët kujdestarë.
“Rr. Ali Ibra, Gjakovë 21.05.2023 – 10:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.
“Istog 18.05.2023 – Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti në procedurë hetimore përderisa është njoftuar edhe prokurori kujdestar”, thuhet në raport.
“Prishtinë 21.05.2023 – 19:20. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti në procedurë hetimore, përderisa është njoftuar edhe prokurori kujdestar”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Vashat e Kosovës fitojnë bindshëm ndaj Gjibraltarit, siguroj...
FBI dhe autoritetet kanadeze asistojnë Policinë e Kosovës në...
“Na bëni të qeshim më shumë se Barcelona” – Atletico i...
Trump: SHBA duhet të përgjigjet pas rrëzimit të helikopterit...
Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, akuzoh...
Feronikeli ’74 ndan rrugët me trajnerin Granit Begolli