Partitë opozitare kanë kërkuar sot zhbllokimin e mjeteve vetanake të Komunave të Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK), Besnik Tahiri tha se nëse partia në pushtet dëshiron mbështetjen opozitare, duhet t’ua zhbllokojë komunave mjetet vetanake.
Po ashtu, Tahiri tha se 80 mijë shërbyes civilë kanë mbetur social, asnjëri nuk shkon me qejf në punë shkaku i pagës së zvogëluar dhe ligjit për pagat, po ua vështirëson jetesën.
Sipas tij, në seancën për interpelancë të ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, kurdo që do të mbahet, do të tregojnë se pse duhet të bëhet 129 euro vlera e koeficientit dhe nga do të merren paret.
Ai ka shtuar se jo veç të rinjtë po ikin nga Kosova, por edhe ata me paga të mira, shkaku i pasigurisë së krijuar nga Qeveria Kurti. /Arbresh.info/
Kryeministrja e Islandës: Do të mbajmë referendum për anëtar...
Kurti mban orë me logo të hekurudhave zvicerane: Më pëlqen s...
Përfshihet nga zjarri një furrë në Rahovec
“Çike Çike” – Bebe Rexha publikon klipin me vargje në shqip
Sekretarja e Guxo-s: Vjosa Osmani është emër i pranueshëm pë...
Mashtrimi me pronë në Veternik, të arrestuarit janë serbë