Dëshmitari i pestë me kodin 3165 po vazhdon dëshminë e tij në seancën e së hënës në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Dëshmitari është duke u marr në pyetje nga mbrojtja e Selimit, avokatit Geoffrey Roberts.
Dëshmia e tij është duke u përcjell me pjesë të shumta private dhe përmbajte të redaktuar.
Ai tha se dëmtime të mëdha në periudhën e verës 1998 në fshatrat përreth nuk ka pasur po këto dëmtime janë bërë pas bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.
Ai ka thënë se ka udhëtuar përreth fshatrave për të parë situatën e tyre por kur iu tha nga avokati se ai kishte thënë se kishte qëndruar kryesisht në një fshat, përmbajtja është redaktuar.
I pyetur se si ka mësuar se në pozicionin B ka pasur djegie dhe vrasje në zonën përreth, sërish përmbajtja ka qenë e redaktuar.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...