Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë ne qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka akuzuar Policinë e Kosovës, duke thënë se po i arreston serbët dhe po i liron pa ndonjë arsyes që sipas tij është metodë e frikësimit.
Këto akuza Petkoviq i ka bërë në rrjetin social Twitter, përcjell Arbresh.info.
“Si ndodh që vetëm serbët arrestohen gabimisht? Të tilla “rrëmbime” të serbëve të pafajshëm janë një metodë standarde e frikësimit me të cilën policia e [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurtit po përpiqet të krijojë një ndjenjë të përgjithshme kërcënimi tek populli serb në Kosovë”, tha Petkoviq.
Më tej ai ka kërkuar që dikush t’i kërkojë falje personit Branko Banjac që sipas Petkovqit është arrestuar pa asnjë shpjegim apo bazë.
“Branko Banjac, i cili u arrestua me forcë sot në Jarinje, pa asnjë shpjegim apo bazë, është liruar pas një aksioni politik dhe diplomatik të Beogradit. Ai dyshohet se është arrestuar “gabimisht”. A do t’i kërkojë dikush falje Brankos dhe familjes së tij për stresin që pësuan dhe do të përgjigjet për të?”, ka shkruar Petkoviq.
Бранко Бањац који је данас насилно, без икаквог објашњења и основа ухапшен на Јарињу, пуштен је на слободу након политичке и дипломатске акције Београда. Ухапшен је наводно “грешком”.
Хоће ли се неко извинити Бранку и његовој породици за претрпљен стрес и за то одговарати? 1/2— Петар Петковић (@PetkovicPetar) May 21, 2023
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...