Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ftuar qytetarët të jetën të pranishëm ditën e hënë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku do forcat ushtarake amerikane dhe shqiptare do të ekspozojnë aty armatimet.
“Defender Europe 23, në zemër të Tiranës!” Forcat ushtarake amerikane dhe shqiptare krah për krah në sheshin “Nënë Tereza”. Çdo qytetar është i ftuar të shohë nga afër armatime dhe aspekte të ndryshme të ushtrive shqiptare dhe amerikane, pjesë e Aleancës së madhe të NATO-s. Shihemi të hënën, datë 22 maj, në orën 10:00 në këtë ngjarje që nuk duhet ta humbasësh!”.
Në këtë stërvitje, në vendin tonë do ngrihet Brigada Ndërkombëtare, pjesë e “Task Force South”, me kontribute nga vendet e Iniciativës “SHBA-Karta e Adriatikut”. /Arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...