Kryetari i FFK-së, Agim Ademi e ka zyrtarizuar sot përzgjedhësin e Kombëtares U19.
Në këtë pozitë ai e ka emëruar Adil Maliqin.
I njëjti e pason trajnerin Ramiz Krasiniqi, i cili tash e tutje do ta mbajë pozitën e koordinatorit në U19.
Adil Maliqi i cili është lindur dhe rritur në Zvicër, ka të përfunduar akademinë e futbollit “Grasshopper Club Cyrih” dhe atë të “Fc Winterthur”.
Si futbollist, Maliqi ka qenë aktiv në Ligën e Parë të Zvicrës deri në vitin 2012.
Ai më pas ka drejtuar disa klube amatore në Zvicër dhe ka një përvojë 11-vjeçare si trajner. Fillimisht ai u përzgjodh zëvendës trajner në futbollin profesionist tek U15 në akademinë Wintertur, ndërsa më pas iu besua drejtimi i ekipit U17 me ç ‘rast kjo grup moshë nën drejtimin e trajnerit Maliqi shënoi suksesin më të madh ndonjëherë. Në karrierën e tij si trajner ai ka të fituar dy tituj me skuadrën “ SV Wyrenlos” në Ligën e Tretë të Zvicrës.
Presidenti Ademi i uroi mirëseardhje në Kombëtaren e Kosovës trajnerit Maliqi duke i dëshiruar shumë suksese, e po ashtu edhe rezultate të mira me grup moshën U19.
Nga ana tjetër Maliqi falënderoi presidentin Ademi për besimin e dhënë dhe premtoi se do të punoi me shumë përkushtim për suksesin e Dardanëve.
Trajneri Maliqi theksoi se pozita e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës është ëndërr e kamotshme e tij, derisa përfaqësimi i shtetit të Kosovës përbën krenari./Arbresh.info/
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...