Fenomeni, Luiz Ejlli ka mbajtur dy koncerte të njëpasnjëshme në Gjakovë.
Lokali ishte i stërmbushur me fansa të Luizit, që kryesisht filluan ta duan pas aventurës së tij në spektaklin Big Brother VIP Albania.
E teksa ka dhuruar spektakël për të pranishmit, Luizi në një moment rrëmbeu zemrat e publikut, duke bërë me dije se nuk e harron bashkëshorten e tij, Kiara Titon.

Kjo pasi ai e ndërpreu në një moment përformancën e tij, për të bërë një video për Kiaren në mes të skenës.
Me të bërë këtë, fansat u ekzaltuan edhe më shumë duke brohoritur me të madhe dhe duartrokitur çiftin për dashurinë dhe lidhjen e tyre të fortë.
Gjithë këtë e bëri për ti mbyllur gojën spekulimeve se gjoja çifti janë ndarë.

“Për 3-4 ditë nuk do të thonë që janë ndarë”, ka shkruar Luizi krahas videos që ka publikuar në Instagram.
Vëmendjen e tërhoqi edhe komenti i Kiarës.
“Me ty gjithmonë”, tha ajo.
Luizi dhe Kiara u njohën përndryshe gjatë qëndrimit të përbashkët në shtëpinë e Big Brother VIP Albania dhe kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në mbrëmjen finale të këtij programi./Arbresh.info/
View this post on Instagram
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...