Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci ka thënë se Prokuroria e Kosovës, nuk është duke treguar se nga kush janë duke u ndërtuar villat në Stankaj të Rugovës që sipas tij ndërtimi tyre është në tokën e shtetit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Peci ka kërkuar të dijë së pse po heshtet për këtë.
“Çile guri gojën prokuroria… Mediave po ju ikë ky lajm…Të kujt janë këto villa dhe pse po heshtet?”, ka vlerësuar ministri i Bujqësisë.
“Po, duke heshtë bash si këto villat e gurit në Stankaj të Rugovës, të ndërtuara në tokë të shtetit bash nga ata që për mandat kanë patur ruajtjen e tokës dhe pronës shtetërore e jo keq-përdorimin e saj”, ka shkruar Peci.
Më tej ai ka thënë se këtë raste e ka denoncuar para 7 muajve dhe sipas tij Prokuroria nuk ka bërë as ndonjë veprim.
“7 muaj kanë kaluar prej se kam denoncuar publikisht këto uzurpime dhe asnjë reagim, asnjë veprim i ndërmarrë… Për të tilla denoncime duhet reaguar brenda 24 orëve besoj unë…”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4
Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...
“Ne e kemi Yildizin” – McKennie mesazh tif...