Elita e futbollit tonë rikthehet këtë fundjave me ndeshjet e javës së 34-të.
Kjo xhiro e cila do të sjellë disa sfida tejet interesante mund të jetë përcaktuese për fatin e këtij kampionati, i cili tashmë ka hyrë në fazën më të ‘nxehtë’.
Padyshim se kryendeshja e kësaj fundjave luhet në Gjilan, ku përballen rivalët e mëdhenj Gjilani dhe Drita.
Drita e cila kryeson tabelën, më gjithë ‘arsenalin’ e tyre do të kërkojë fitore në mënyrë që të bëjë hapin e madh në garën për titull të kampionit, edhe pse bardhekaltrit e Gjilanit nuk do ta kenë lehtë pasi ballafaqohen me rivalin e përbetuar, Gjilanin, e cila por kërkon një vend që dërgon në Evropë.
Sfidë interesante dhe tejet e rëndësishme do të zhvillohet edhe në Suharekë, ku Ballkani që po e ndjek në hap Dritën i bën ‘konak’ Llapit.
Përballje e fortë parashikohet të luhet edhe në Malishevë, ku skuadra më të njëjtin emër sfidon Prishtinën.
Dukagjini, një tjetër skuadër që akoma shpreson të sigurojë një vend që çon në Evropë, kërkon pikët e plota në udhëtim tek Drenica tashmë të larguar nga Superliga, derisa sfida për mbijetesë luhet në Ferizaj, ku skuadra e Ferizajt e pret rivalin direktë për ekzistencë Trepçën ’89./rtk
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...