Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, ka thënë se iu nevojitet më shumë se një orë për takimin me klientin e tij para fillimit me kundër-pyetjet, pasi që akuzat janë të rënda.
“Klienti kërkon që të flas të premten, e kuptoj shqetësimin për kohën, por janë akuza të rënda, dhe na nevojitet më shumë se një orë’’, tha Keheo, pasi që gjykatësi Charles Smith tha se në sesionin e pasdites do iu jepet nga një orë kohë të gjithëve me klientët.
Edhe pse, gjykatësi Smith tha se të njëjtit mund të kontaktojnë me administratën për të kërkuar kohën që iu nevojitet.
Ai shtoi se mund të shfrytëzohet çdo kohë, por se për këtë do të vendosin tutje.
Paraprakisht, prokurori special Matt Halling sqaroi se prova materiale për të cilën iu është kërkuar të deklarohen, është material i janarit 2020, konkretisht materiali 1.2. i materialit 1251AO1.
Seanca është duke vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit të katërt në sesion privat./BetimipërDrejtësi
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në M...
Fitore e madhe e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, “T...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...