Një aksident ka ndodhur sot në mes një veture dhe trenit në segmentin hekurudhor Prishtinë-Fushë Kosovë.
Aksidenti ka ndodhur në pasditen e kësaj të premte në vendin siç njihet “Kroi i Njelmët”.
Rastin për “Arbresh.info” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor”, tha Ahmeti./Arbresh.info/


Portland e 76sers barazojnë serinë, LA Lakers shënon fitoren...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...